image Këta janë dy të arrestuarit që sulmuan dhe kërcënuan punëtorin e mobil shopit në Mitrovicë

Siguri

Këta janë dy të arrestuarit që sulmuan dhe kërcënuan punëtorin e mobil shopit në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për arrestimin e dy personave që dyshohen se sulmuan dhe kërcënuan një person para 10 ditësh.

Sinjali ka mësuar se dy të rinjtë që u arrestuan për sulmin ndaj punëtori të një mobil shopi në Mitrovicë janë Arber Thaqi dhe Eugen Thaqi.

Të njëjtit u kapën nga Njësia për Reagim të Shpejtë në Mitrovicë, si të dyshuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtim i pasurisë”.

Dy të rinjtë, më 4 prill në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës kanë sulmuar fizikisht punëtorin e mobil shopit, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin, në cilësi të provës materiale nga të dyshuarit është sekuestruar një armë e gjatë pushkë automatike.

Pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/