Abazoviq është zgjedhur si kryeministri i 43-të i Malit të Zi. Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, më 28 prill në Cetinje, u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.
Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore.
Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.
Për këta dy u dha edhe biografi e shkurtër.
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Xheka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi.
Ministër i Administratës Publike, Maras Dukaj, i lindur më 1985 në Tuz, Master i Psikologjisë Shkollore, gazetar dhe profesor shumëvjeçar, drejtor shumëvjeçar i drejtorisë në Ministrinë e Arsimit, ish-menaxher i Komunës së Tuzit.
Qeveria do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.