image Këta janë dy dillerët e drogës që u arrestuan mbrëmë në Ferizaj

Siguri

Këta janë dy dillerët e drogës që u arrestuan mbrëmë në Ferizaj

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e dy personave të moshës 25-vjeçare në fshatin Bibaj në komunën e Ferizajt, pasi që dyshohen për posedim të lëndëve narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat e dyshuar që u arrestuan mbrëmë në Ferizaj janë Veton Trena dhe Blerim Trena.

Ata u kapën pasi Policia mori informacionin se të njëjtit janë duke shitur lëndë narkotike, me ç’rast kanë ndalur për kontroll veturën ku ndodheshin dy të dyshuarit.

Sipas burimeve, gjatë kontrollit të të dyshuarit Veton Trena, policët kanë gjetur në çantën e tij një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një blender – mulli.

Po ashtu gjatë bisedës me të dyshuarin tjetër, Blerim Trena, i njëjti ka pranuar se afër shtëpisë së tij në fshatin Gurëz në Ferizaj, kishin fshehur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se policët kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë sekuestruar një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që të hapet rast ndaj të dyshuarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë, substancë e dyshuar e llojit marihuanë dhe një qese najloni e mbushur me marihuanë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/