image Këta janë dy burrat që po dyshohen se dhunuan 29-vjeçaren në Prizren, i dhanë alkool dhe e keqtrajtuan - Sinjali

Këta janë dy burrat që po dyshohen se dhunuan 29-vjeçaren në Prizren, i dhanë alkool dhe e keqtrajtuan

news image

Para disa ditësh, Gazeta Sinjali raportoi për një rast të rëndë që ndodhi në fshatin Nashec të Prizrenit, ku një 29-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga dy persona. Sinjali mëson se pas disa ditësh hetime, Policia ka identifikuar se kush janë të dyshuarit për këtë rast.  

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personat e arrestuar, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “dhunimi” janë Tefik Jupaj, 50-vjeçar dhe Enes Sallahi, 27-vjeçar.

Ata tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht njëri prej tyre e kishte marrë vajzën me veturë dhe kishin shkuar në një lokacion në fshatin Nashec, ku kanë  konsumuar pije alkoolike dhe si pasojë ajo ka humbur vetëdijen.

Më t’u zgjuar nga gjumi, 29-vjeçarja kishte parë afër vetes dy persona të zhveshur, për të cilët dyshonte se e kanë keqpërdorur seksualisht, por që nuk kishte arritur t’i identifikojë.

Rasti ishte denoncuar në Polici nga nëna e 29-vjeçares, e cila e shqetësuar tej mase ka kërkuar ndihmë nga Policia, për rastin ku viktimë është vajza e saj.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin