image Këta janë 6 të dyshuarit që prodhonin drogën në mullirin e Suharekës

Ekskluzive

Këta janë 6 të dyshuarit që prodhonin drogën në mullirin e Suharekës

news image

Të mërkurën u shkatërrua një ndër laboratorët më të mëdhenj të drogës në Kosovë. Policia zbuloi laboratorin brenda një mulliri në Shirokë të Suharekës. Aksioni rezultoi me arrestimin e gjashtë personave dhe konfiskimin e 32 kg drogë. Të dyshuarit sot kanë dalë para Gjykatës dhe së shpejti pritet të merret vendimi ndaj tyre.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjashtë të arrestuarit për prodhimin e marihuanës janë:
Milazim Voci,
Alban Maloku,
Filip Mishevski,
Eroll Marko,
Alajdin Ramadani,
Ertan Daciki.

Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Seanca është mbajtur sot dhe ka zgjatur disa orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/