image Këta janë 10 futbollistët më të paguar për këtë vit

Futboll

Këta janë 10 futbollistët më të paguar për këtë vit

news image

Të dhënat me pagat e futbollistëve për vitin 2020 janë publikuar nga Tabloidi “Forbes”, përcjellë Sinjali Sportiv.

Duke u bazuar në këto të dhëna, Lionel Messi është lojtari më i paguar, me gjithësej 126 milionë dollarë të ardhura brenda një viti.

Në vendin e dytë renditet Cristiano Ronaldo, që ka regjistruar një fitim prej 117 milionë dollarësh, 21 sosh më tepër se Neymar që pozicionohet i treti.

Lista mbyllet nga portieri Manchester United, David de Gea, me 27 milionë dollarë. Kujtojmë këtu nuk janë llogaritur vetëm pagat, por edhe fitimet nga sponsorët dhe reklamat e ndryshme te të cilat bëhen pjesë lojtarët më me nam.

  1. Lionel Messi 126 milionë dollarë
  2. Cristiano Ronaldo 117 milionë dollarë
  3. Neymar 96 milionë dollarë
  4. Mbappe 42 milionë dollarë
  5. Salah 37 milionë dollarë
  6. Pogba 28 milionë dollarë
  7. Griezmann 33 milionë dollarë
  8. Bale 29 milionë dollarë
  9. Leëandoëski 28 milionë dollarë
  10. De Gea 27 milionë dollarë

/Sinjali Sportiv/