Ismet Beqiri, Faton Bislimi dhe Visar Hoti do të jenë tre deputetët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend.
Ata do të zëvendësojnë deputetët Driton Selmanajn, Armend Zemajn, dhe Arban Abrashin, pasi që këta të fundit do të jenë pjesë e kabinetit të Qeverisë Hoti.
Siç njoftoi tani kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e sotme para votimit të qeverisë së tij, Driton Selmanaj do të jetë zëvendëskryeministër, Armend Zemaj do të jetë ministër i Shëndetësisë, kurse Arban Abrashi, do të jetë në pozitën e ministrit të Infrastrukturës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ismet Beqiri në zgjedhjet e fundit paralamentare që u mbajtën më 6 tetor të vitit të kaluar ka marrë 7 mijë e 26 vota,
Faton Bislimi mori 7 mijë e 18 vota, kurse Visar Hoti mori gjithsej 7 mijë e 299 vota./Gazeta Sinjali/