image Këta deputetë të LDK-së nuk e votuan mocionin e mosbesimit

Kosovë

Politikë/ Këta deputetë të LDK-së nuk e votuan mocionin e mosbesimit

news image

Me mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe mbështetjen e partive opozitare sonte është rrëzuar Qeveria Kurti, mirëpo mocionin e LDK-së nuk e mbështeten  të gjithë deputetët e saj.

Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala nga LDK kanë votuar kundër mocionit.

Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi.

Seanca ka filluar rreth orës 11:00 dhe është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetëve.