image Kështu e argumentoi Thaçi në Gjykatë se vendimi i Qeverisë është shkelje kushtetuese

Kosovë

Kështu e argumentoi Thaçi në Gjykatë se vendimi i Qeverisë është shkelje kushtetuese

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe qarkullimit të veturave si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Thaçi përmes këtij dokumenti beson se Qeveria nuk mund ta ndalojë lëvizjen e qytetarëve, sepse diçka të tillë e lejon Kushtetuta, vetëm nëse është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Në arsyetimin e kërkesës, Thaçi ka përfshirë vendimin e Qeverisë dhe disa nene të Kushtetutës që, sipas tij, janë shkelur nga Qeveria Kurti.

“Qeveria me vendimin kontestues, e ka shpërfillur mandatin dhe përgjegjësitë e saja kushtetuese e ligjore, duke kufizuar në thelb lirinë e tubimit të garantuar sipas nenit 35 dhe nenit 43 të Kushtetutës, kufizimi i të cilave, për të gjithë qytetarët pa dallim, mund të bëet me ligj dhe vetëm në rrethana të Gjendjes së Jashtëzakonshme, si dhe me kushte e rrethana që e arsyetojnë një kufizim të tillë, si dhe në masën që e arsyeton proporcionalisht esencën e së drejtës që kufizohet dhe vetëm pas shpalljs së Gjendes së Jashtëzakonshme nga Presidenti i Kosovës, sipas nenit 131, paragrafi 1 (3) dhe paragrafi 4 të Kushtetutës”, thuhet në arsyetimin e tij.

Në saktësim të kërkesës, presidenti Thaci kërkon që ky vendim të anulohet krjetësisht.

“Qeveria ka shmangë të drejtat dhe liritë themekore që mbrohen me Kushtetutë, pa shpallur Gjendje të Jashtëzakonshme sipas Kushtetutës dhe në këtë drejtim kqa shkelur dhe liritë e njeriut të garantuara e Kushtetutë, andaj kërkohet nga Gjykata Kushtetuese të vendos në mënyrë meritore lidhur me këtë kërkesë, duke e anuluar këtë Vendim, për mospërputhje me Kushtetutën”.

Gjatë ditës së djeshme, Qeveria e Kosovës si masë tjetër parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit, ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.

Në Kosovë deri më tani janë të konfirmuara 61 raste me koronavirus dhe është shënuar një viktimë./Gazeta Sinjali/