image Kështu dukej 19 vite më parë Glauk Konjufca si pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës

Kosovë

Foto/ Kështu dukej 19 vite më parë Glauk Konjufca si pjesë e Rinisë Demokratike të Kosovës

news image

Mevludin Krasniqi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka publikuar një fotografi së bashku me kryeparlamentarin e ri nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën.

Në fotografi shihet zv/ministri Krasniqi, kryeparlamentari i ri Glauk Konjufca dhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas zv/ministrit kjo fotografi është realizuar rreth 19 vite më parë në kuadër të Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Para gati 19 vitesh, Unë me Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit! Kjo foto është realizuar më 21 Janar 2001 në promovimin e revistës RITMI të RDK-së!”, ka shkruar zv/ministri në llogarinë e tij në Facebook./Gazeta Sinjali/