Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi pas problemeve me zemër.
Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për media gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiq ka dalur nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar.
Ajo po ashtu ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.
Kujtojmë se të shtunën u raportua se Vuçiq u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemër. Nuk është sqaruar ende saktë se çfarë ka ndodhur me presidentin e Serbisë./Gazeta Sinjali/