Këshilltarja e Albin Kurtit, kryeministrit në detyrë, Fëllanza Podrimja, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ia mbajnë anën Serbisë në raport me Kosovën.
Podrimja ka ‘konstatuar’ se SHBA po e saboton Kosovën në çdo mënyrë, duke i kërkuar llogari për këtë ambasadës amerikane, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qeveria e Kosovës është duke aplikuar standartet GATT dhe CEFTA. Reciprociteti është një mjet që shfrytëzohet nga shtetet sovrane për të mborjtur ekonominë e tyre dhe për të krijuar një ambient të barabartë. Pse të mbash anën e Serbisë duke sabotuar Republikën e Kosovës në cdo mënyrë të mundshme? Serbia, një aleate e Rusisë që ia kontrollon Kina rrugët”, ka shkruar këshilltarja e Kurtit.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një qëndrim zyrtar të publikuar dje kanë thënë se kundërshtojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosur nga qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti. Një qëndrim të tillë e ka përkrhaur edhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell. /Gazeta Sinjali/