image Këshilltarja e Kurtit, Pacollit: Askush nuk po të ndalon të vish në Kosovë

Kosovë

Politikë/ Këshilltarja e Kurtit, Pacollit: Askush nuk po të ndalon të vish në Kosovë

news image

Furtuna Sheremeti, këshilltare e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i ka reaguar kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, pas deklaratës së tij se ajo nuk ka njohuri rreth demokracisë parlamentare.

Ajo thotë se Pacollin nuk po e pengon askush të kthehet në Kosovë, vetëm se duhet t’i respektojë rregullat e karantinës si gjithë të tjerët.

“Z.Pacolli kam më tepër njohuri se që duhet për të përsëritur se rregullat e vëna gjatë kohës së Covid-19 janë dhe duhet të vlejnë njësoj për të gjithë. Askush nuk po të ndalon që të vish në Kosovë. Ne vetëm po kërkojmë nga ju që t’i respektoni rregullat e karantinës sikur të gjithë të tjerët ”, ka shkruar Sheremeti në Twitter.

Ky ishte replikimi i Sheremtiti në përgjigjen e Pacollit se si një këshilltar i kryeministrit ka zero njohuri për rolin e parlamentit në demokraci.

“Një këshilltare e kryeministrit në largim @albinkurti ka zero njohuri për rolin e Parlamentit në një demokraci. Qeveria ka lejuar që shumë kategori të përjashtohen nga rregullat, vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë e vërtetojnë këtë. Por një deputet që nuk e mbështet këtë Qeveri është penguar”, ishte shkrimi i Pacollit që e nxiti reagimin e këshilltares së kryeministrit në detyrë./Gazeta Sinjali/