image Këshilltarja e Kurtit e akuzon Arifin se kontrollohet nga Beogradi: Do të dalin në pah marrëveshjet

Politikë

Këshilltarja e Kurtit e akuzon Arifin se kontrollohet nga Beogradi: Do të dalin në pah marrëveshjet

news image

Këshilltarja e Albin Kurtit për temat e Luginës, Ardita Sinani, ka thënë se sot është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës, ku sipas saj kjo mbledhje u zhvillua tinëzisht, nga iu zgjat mandati kryetarit Shqiprim Arifi.

Sinani ka thënë se seancat e tilla të dielën duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit zakonisht mbahen për situata të jashtëzakonshme, ku e vetmja situatë e jashtëzakonshme sot sipas saj ishte zgjatja e jetës politike të Shqiprim Arifit.

“Për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, mbahet seancë e jashtëzakonshme ditën e diel, në ora 8:00 të mëngjesit dhe tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës. Zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme. E sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi: Shqiprim Arifit”, ka shkruar Sinani në një reagim në Facebook.

Ajo ka shtuar se sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, mbahet seancë e jashtëzakonshme ditën e diel, në ora 8:00 të mëngjesit dhe tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës.

Zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme.

E sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi: Shqiprim Arifit.

Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij.

Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga rradhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë.

Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi.

Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë.

Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë “seancë”.

Për opinionin e gjerë shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo…kjo “seancë” është ftuar me sms të dërguar nga sekretaria e Kuvendit kryetarëve të grupeve të këshilltarëve dje pasdite.

Kryetari i Kuvendit sot, në hapje të seancës para 20 këshilltarëve prezent tha se seanca është inicuar nga kërkesa e këshilltarëve të APN, për të shqyrtuar siç u tha “situata politike në Preshevë”.

Ky “shqyrtim i situatës politike” kaloi pa asnjë fjalim, asnjë arsyetim se cilës situatë politike po i referohen!

Mbase ditëve në vazhdim do të sqarohet pse synimi për të mbajtur gjallë politikisht një individ të shantazhuar e të zhytur thellë në llumin e nëntokës së politikës së Beogradit duhet të mbahet tinëzisht, pa media, në ditë vikendi, në 8 të mëngjesit, e i mbuluar nën arsyetimit të “seancës së jashtëzakonshme” e për të “shqyrtuar” kinse “situatën politike në Preshevë”.

Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi.

Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotshmi.

Por një gjë është tashmë shumë e qartë. Të gjithë e kuptuan.

Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thot asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione.

Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar!

https://www.facebook.com/kryetare/posts/pfbid0rg3Vk736SPqZWu6rwJqLWQGzexmCcjUFuyuxk54hn1yEmhHvbJATyT7eX29od24kl?cft[0]=AZXPRbfDdwQ0WTq1uDN5PggzpEx8XADCYPk72Y_dKjXKoQimRwunRCHefK5uk1aKlbH-mjS6-Dq5SB3gLhaMJDuH91kW7QuMK1Weuc8-6k1CGOnytUrhdzYz9d3bjX9pmAvcgaURpmqPT6Vv5DETC5i-&tn=%2CO%2CP-R