image Këshilltarja e Haradinajt: Qeveria ra, këtë nuk e vendosi PDK-ja

Politikë

Këshilltarja e Haradinajt: Qeveria ra, këtë nuk e vendosi PDK-ja

news image

Këshilltarja e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, ka komentuar shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Përmes një statusi në FB, ajo thotë se kjo është hera e parë që qeveria ra pa u vendosur kjo gjë nga PDK-ja.

Sipas saj në këto zgjedhje PDK do të dalë në opozitë, duke shtuar “udha e mbarë”.

Postimi i plotë i saj:

Është hera e parë që:

– Qeveria bie pa vullnetin e PDK-së;

– Kuvendi shpërndahet pa vendosë PDK-ja;

– Kosova shkon në zgjedhje pa dëshirën e PDK-së;

– Hera e parë që PDK-ja nuk ka me kënd të bëjë koalicion, dhe

– Dhe hera e parë që PDK do të mbetet në opozitë!

Udha e mbarë!

Ndryshe, sot në një seancë të jashtëzakonshme deputetët kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit. Zgjedhjet e reja parlamentare pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në javën e parë të tetorit./Sinjali/