image Këshilltari ukrainas: Zelensky i ka shpëtuar atentatit nga grupi rus "Wagner"

Botë

Këshilltari ukrainas: Zelensky i ka shpëtuar atentatit nga grupi rus “Wagner”

news image

Së fundmi ka pasur disa akuza për një atentat kundër presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministrit Denys Shmyhal.

Një këshilltar i lartë i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Markian Lubkivskyi, tha për CNN se grupi ushtarak privat rus, Wagner ishte i përfshirë në atentat, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ata donin të vrisnin udhëheqjen e Ukrainës: Presidentin dhe Kryeministrin tonë”, tha ai për CNN.

“Ky ishte qëllimi dhe disa prej tyre u dërguan në Ukrainë pa asnjë sukses,” tha ai.

Sipas Lubkivskyi, komploti për të vrarë Zelensky dhe kryeministrin u konfirmua nga shërbimi i inteligjencës i Ukrainës dhe forcat speciale të ngarkuara për mbrojtjen e Zelensky.

“Të gjitha këto dokumente dhe provat e nevojshme do të paraqiten në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha ai, duke shtuar se nuk mund të zbulojë më shumë për arsye operacionale.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës tashmë po hyn në muajin e dytë, me shumë qytete të Ukrainës të shkatërruara dhe viktimat tani numërohen në mijëra.

/GazetaSinjali/