image Këshilltari i presidentit: BE të emërojë emisar që e njeh edhe Kosovën edhe Serbinë

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i presidentit: BE të emërojë emisar që e njeh edhe Kosovën edhe Serbinë

news image

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçit, Artan Behrami, i ka reaguar sot ambasadorit gjerman në Prishtinë, Christian Held, i cili deklaroi se i emëruari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të çojë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të dy shtetet.

Këshilltari i presidentit thotë se me emërimin e Lajcakut, është legjitimuar qasja e mos njohjes së Kosovës nga pesë shtete të Bashkimit Evropian.

Ambasadori Held ka shkruar sot në rrjetin social Twitter se Gjermania mirëpret emërimin e Lajçakut në këtë pozitë, duke shkruar se ai do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjermania mirëpret emërimin e Miroslav Lajcak, që në emër të Bashkimit Evropian do të drejtojë një dialog të strukturuar dhe thelbësor, që çon në zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Si përfaqësues i BE-së ai do të veprojë dhe do të flasë për Gjermaninë dhe të gjithë shtetet anëtare. Mbani në mend Gjermania është Bashkimi Evropian, gjithashtu, BE-ja është Gjermania”, ka shkruar Held./GazetaSinjali/