Forcat ruse po përpiqen që ta rrethojnë Kievin dhe Kharkivin, shkruan Al Jazeera, përcjell Gazeta Sinjali.
Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych thotë se forcat ruse po përpiqen të rrethojnë Kievin dhe Kharkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Trupat ruse qëlluan me artileri në Kiev, Kharkiv dhe Mariupol gjatë natës, ndërsa pala ukrainase rrëzoi aeroplanët ushtarakë rusë rreth kryeqytetit, tha Arestovych në një konferencë televizive.