image Këshilltari ligjor i Vetëvendosjes konfirmon se gjasat për ta dërguar vendimin e PZAP-së në Supreme janë më të mëdha

Politikë

Zgjedhjet/ Këshilltari ligjor i Vetëvendosjes konfirmon se gjasat për ta dërguar vendimin e PZAP-së në Supreme janë më të mëdha

news image

Blerim Sallahu, këshilltar ligjor në Lëvizjen Vetëvendosje, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjasat janë më të mëdha për ta dërguar në Gjykatën Supreme vendimin e PZAP-së për refuzimin e numërimit të 392 pakove me fletëvotime të ardhura me postë nga diaspora.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Sallahu thekson se janë në proces të analizimit të vendimit të PZAP-së për të cilin nesër në mëngjes do të vendoset nëse do ta dërgojnë në Gjykatën Supreme.

“Sot e kemi pranuar vendimin e PZAP-së…Jemi duke e analizuar vendimin po e shohim ku është mbështetur PZAP dhe nesër në mëngjes do të saktësohet nëse do të dërgohet në Gjykatën Supreme”, tha Sallahu për Gazetën Sinjali.

I pyetur se a janë gjasat më të mëdha apo më të vogla për ta dërguar këtë vendim në Gjykatën supreme, Sallahu tha se gjasat janë më tepër t’u ankuar.

“Gjasat janë për mu anku më tepër, por gjithçka merret vesh saktësisht nesër se a do të dërgohet apo jo”, tha Blerim Sallahu të dielën për Gazetën Sinjali.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 392 pakove me fletëvotime nga diaspora të ardhura me vonesë. Ky institucion e ka vlerësuar të palejueshme ankesën e paraqitur nga LVV.

Duket se procesi i certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 6 tetorit nuk do të marrë fund shpejt./Gazeta Sinjali/