“Kiev është i mrekullueshëm, edhe në kohë lufte,” tha Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Në një postim në Twitter, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Volodymyr Zelensky, si kreu i Komitetit Qendror të partisë, David Arakhamia, ata shfaqen teksa ecin në rrugët e kryeqytetit ukrainas.
Madje, edhe pse është bosh Kievi, siç thonë ata, kanë arritur të gjejnë dhe të pinë kafe.
Qindra komente vlerësojnë lëvizjen e tyre, duke thënë se është një akt trimërie dhe duan t’u japin kurajo dhe forcë njerëzve që po vuajnë dhe janë në vijën e parë të betejës.