image Këshilltari i Vjosa Osmanit: Presidenti e shkeli kushtetutën kur urdhëroi mbajtjen e seancës

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Vjosa Osmanit: Presidenti e shkeli kushtetutën kur urdhëroi mbajtjen e seancës

news image

Këshilltari i Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, Faton Peci ka reaguar lidhur me kërkesën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të mbajtur sot një seancë në Kuvend ku do të bisedonte për takimin e tij gjatë vizitës zyrtare në Uashington.

Peci përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se kryeparlamentarja Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës, por datën e cakton Kuvendi dhe nuk e imponon asnjë institucion tjetër.

“Presidenti nuk ka kërkuar, por ka urdhëruar konvokimin e një seance të Kuvendit të Kosovës sot për sot, veprim i cili nuk mund të bëhet as në bazë të Kushtetutës, por as në bazë të praktikave të mëhershme të presidentëve të mëparshëm”.

Tutje, këshilltari Peci thotë se presidenti nuk ka kërkuar raportim e as seancë të jashtëzakonshme, por vetëm adresim, ndaj të cilit deputetët nuk mund të bëjnë pyetje apo komente pas fjalimit të tij./GazetaSinjali/

1. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk e ka refuzuar mbajtjen e seancës së kërkuar nga presidenti i…

Posted by Faton Peci on Wednesday, March 4, 2020