Këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, gjatë një debati televiziv ka folur për listat fryra të vetaranevë të UÇK-së.
Gjatë debatit, ai ka thënë se certifikatat e veteranëve printohen në zyrën e kryeministrit të Kosovës.
Ndër të tjera, Blerim Latifi, thotë se gjatë zgjedhjeve të kaluara kryetari i Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, ka shpërndarë certifikata të veteranëve me veturë zyrtare nëpër fshatrat e Rahovecit.
Është për t’u çuditur me numrin e madh të njerëzve që ndodhen nëpër listat e veteranëve të UÇK-së. Dhjetëra aktakuza janë ngritur për persona të shumtë që dyshohet se kanë falsifikuar statusin e veteranit të UÇK-së./ Gazeta Sinjali/