image Këshilltari i Thaçit: Vendimet e Kurtit nuk po i zgjojnë nga letargjia diplomatike ambasadorët dhe Zyrën e BE-së

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i Thaçit: Vendimet e Kurtit nuk po i zgjojnë nga letargjia diplomatike ambasadorët dhe Zyrën e BE-së

news image

Këshilltari politik presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se vendimet e Qeverisë në largim nuk janë duke i zgjuar nga letargjia diplomatike ambasadorët e huaj në vend dhe Zyrën e Be-së.

Sipas tij, ambasadorëve të huaj dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, përpara u mjaftonin vetëm spekulimet mediale për të reaguar kundër emërimeve politike nëpër borde.

“Ambasadorëve të huaj dhe Zyrës së BE-së në Kosovë, përpara u mjaftonin vetëm spekulimet mediale për të reaguar kundër emërimeve politike nëpër borde. Tash as vendimet e Qeverisë në dorëheqje nuk po i zgjojnë ata nga letargjia diplomatike”, ka shkruar Behramaj në rrjetin profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ky reagim i Behramaj vjen pasi sot Qeveria në detyrë ka emëruar borde të përkohshme në tri ndërmarrjet publike si Posta e Kosovës, Hekurudha e Kosovës – Infrakos dhe KRU Prishtina./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158144247586670