Këshilltari i presidentit të vendit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se Vjosa Osmani e ka tradhëtuar pabesisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë të cilin ai thotë se e rriti Osmanin, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë ai thotë se bëri për ta mbrojtur “shefin e vërtetë” të saj, duke folur për komentet që kryeparalmentarja i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, të cilat sipas tij janë në favor të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Beharamaj thotë se Osmani nuk ka lidhje me kushtetutën dhe se LDK-ja ka shpëtuar që në këtë rast nuk ia ka besuar asaj “avokaturën”, sepse ai thotë se sa herë që e ka bërë një gjë të tillë kjo parti ka dështuar.
“Në fakt, përkundër që është juriste, Vjosa Osmani nuk ka lidhje me kushtetutshmëri dhe këtë e ka dëshmuar shumë herë deri më sot. LDK-ja ka pësuar sa herë që asaj ia ka besuar “avokaturën”. Por, meqë këtë radhë qenka bërë avokate e Kurtit, paskan shpëtuar prej saj…Ajo më e përgjegjshme do të tregohej sikur t’i merrte parasysh rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të bënte punën e saj si Kryetare e Kuvendit për t’i ndërmarrë nismat e nevojshme ligjore për menaxhimin e pandemisë, se ta ndihmonte zyrtarisht e publikisht shefin e vërtetë të saj, duke e tradhtuar pabesisht edhe partinë që e rriti dhe që aktualisht i takon”, ka shkruar këshilltari i presidentit në Facebook./Gazeta Sinjali/