image Këshilltari i Thaçit tallet me deputetin Bajqinovci, ia përmend edhe emisionin “Mefi System”

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Thaçit tallet me deputetin Bajqinovci, ia përmend edhe emisionin “Mefi System”

news image

Këshilltari politik i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, është tallur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, i cili ka punuar edhe si gazetar.

Behramaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ia ka kujtuar Bajqinovcit emisionin aerobik “Mefi System”, duke thënë se tash kur Lëvizja Vetëvendosje po funksionon me logjikën e tij, s’ka si mos të ketë konspiracion dhe gjimnastikë politike aty, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sa herë që e lexoj këtë Mefail Bajqinovcin, më kujtohet njëfarë emisioni aerobik që e ka pasur, “Mefi System” më duket quhej. Tash kur Lëvizja Vetëvendosje funksionon me logjikën e tij, s’ka si mos të ketë konspiracion dhe gjimnastikë politike aty”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shtuar se presidenti nuk mund t’i mbrojë më nga dështimet e përditshme të qeverisë së udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Tash mos vajtoni më, por punoni se Qeveri jeni dhe nuk mund t’iu shpëtojë Hashim Thaçi nga dështimet tuaja të përditshme, as nëse merreni orë e çast me të! As mos u frikësoni, se ka kush e mbron veriun. Të gjithë e kanë kuptuar tashmë që këmba e Albin Kurtit kurrë nuk ka shkelë në veri, ndërsa pritjet ishin që as Molla e Kuqe nuk do ta ndalonte”, ka shkruar Behramaj./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158150298216670