Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të dështojë të gjejë zgjidhje për sfidat që ka shteti dhe shoqëria.
Sipas tij, iluzionet e krijuara në dy dekadat e fundit për funksionimin e shtetit, iu kthyen Kurtit kokëposhtë në dy javët e para të qeverisjes.
Tutje, Behrami thotë se “Retorika e Kurtit për zgjidhjen e problemeve me efekt të hajmalisë shumë shpejt pritet t’i shndërrohet në mallkim, duke mos arritur të ofrojë zgjidhje magjike për sfidat që ka shteti dhe shoqëria jonë”.
Në fund, ai shton se Kurti i sotëm i Hotel Sharrit do të ballafaqohet në qeverisje me pasojat e veprimeve të Kurtit të tendave dhe gazit lotsjellës si opozitar./GazetaSinjali/