Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka manipuluar deputetët dhe qytetarët me deklarimin e tij për 5 milionë euro ndihma nga Bashkimi Evropian të orientuar për luftimin e koronavirusit.
Behramaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se 5 milionë eurot e BE-së kanë qenë asistencë e premtuar nga fondet e BE-së për Kosovën.
“Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti, mbrëmë qenka munduar t’i manipulojë deputetët dhe qytetarët me 5 milionëshin e Bashkimit Evropian të riorientuar për luftimin e virusit COVID19. Këtë asistencë të premtuar nga fondet e BE-së, ai e paska përvetësuar si vlerë të qeverisjes së tij. Por, për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, Kosova nuk ka përfituar asnjë fond shtesë nga Bashkimi Evropian, pasi që ai 5 milionësh ishte pjesë e buxhetit të programuar si asistencë për Kosovën në procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian”, ka shkruar ndër të tjera ai./GazetaSinjali/