image Këshilltari i Thaçit: Kurti do të ishte i mirë si hoxhë

Kosovë

Deklaratë/ Këshilltari i Thaçit: Kurti do të ishte i mirë si hoxhë

news image

Këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami, në një reagim në facebook ka shkruar rreth përplasjeve të fundit mes partnerëve të koalicionit qeverisës LDK dhe Vetëvendosje.

Siç ka shkruar Behrami, arsyetimi i Kurtit në konferencë për media rreth shkarkimit të Agim Veliut ka qenë më shumë një veprim për të arsyetuar sjelljet e tij diktatoriale, sesa për të argumentuar shkarkimin e nënkryetarit të LDK-së.

Gjithashtu, Behrami ka thënë se Kurti nuk zgjidh probleme, duke qenë se ka aftësi vetëm për t’i krijuar ato.

Për këshilltarin e Thaçit, Kurti do të ishte i mire të bëhej hoxhë ose prift, ndërkohë shton se po të ishte për rimat e tij, do të mbetej një poet nën mesataren në ndonjë zonë të thellë.

“Ai u rrëzua në kurthimin e vet të retorikës nacionaliste. Albini, thjesht, do të ishte një mësues, një hoxhë ose prift i mirë ose ndonjë profesor i retorikës”, ka shkruar Behrami.

Behrami tutje i ka thënë Kurtit të qëndrojë në pozitën e kryeministrit dhe të përballet me sfidat që ka Kosova si pandemia Covid-19 dhe dialogu e marrëveshja finale me Serbinë./ Gazeta Sinjali/

Arsyetimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut, në një konferencë për media, më shumë ishte për t’i arsyetuar…

Posted by Artan Behrami on Friday, March 20, 2020