image Këshilltari i Thaçit: Këta të VV-së po e arsyejonë më së mirë shkarkimin e Osmanit

Politikë

Këshilltari i Thaçit: Këta të VV-së po e arsyejonë më së mirë shkarkimin e Osmanit

news image

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Adil Behramaj, e ka komentuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Behramaj ka thënë se shkarkimin e Osmanit e kanë arsyeuar më së mirë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e mbrojtur “sikur ta kishin të veten”.

“Këta të Vetëvendosjes po e arsyetojnë më së miri shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së, duke e mbrojtur sikur ta kishin të veten. Për dallim prej tyre që ende shkarkimet i bëjnë me Komision Disiplinor, këta të LDK-së e paskan përmes Këshillit të Përgjithshëm. Ndërsa, në PDK nuk merren hiç me shkarkime, por veç me anashkalime”, ka shkruar këshilltari i Thaçit.

Vjosa Osmani u shkarkua nga të gjitha pozitat në LDK me 70 vota pro, pas propozimit që bëri kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

Propozimi i Mustafës erdhi pasi ai vlerësoi se Osmani e ka shkelur statutin e LDK-së, konkretisht pikën 14.2 të tij, kur kundërshtoi publikisht vendimet e organeve kryesore të partisë./Gazeta Sinjali/