Ismail Syla, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është infektuar me koronavirus dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.
Në një fotografi të publikuar nga Iset Prekazi, Syla duket në gjendje të mirë shëndetësore.
“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z. Ismail Syla duke mposhtur virusin COVID-19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”, ka shkruar Prekazi. /Gazeta Sinjali