image Këshilltari i Thaçit: Qeveria nuk mund të marrë vendim për “orë policore”, është antikushtetuese

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i Thaçit: Qeveria nuk mund të marrë vendim për “orë policore”, është antikushtetuese

news image

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk mund të marrë vendim për “orë policore” dhe të ndalojë lëvizjen e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, një vendim i tillë do të ishte antikushtetues, pa u shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

“Nëse Qeveria e Kosovës ka marrë zyrtarisht vendim për “orën policore”, duke ndaluar lëvizjen e njerëzve nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ajo sapo paska marrë një vendim të kundërligjshëm dhe antikushtetues. Kufizimi i lirive dhe të drejtave të qytetarëve mund të bëhet vetëm kur shpallet Gjendje e Jashtëzakonshme. Në të kundërtën, asnjë institucion nuk ka mandat t’ua mohojë atyre liritë dhe të drejtat themelore”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158100112096670