image Këshilltari i ri i Kurtit - shok me serbin e dënuar për krime lufte, talleshin me shqiptarët duke i quajtur ‘lopë’

Këshilltari i ri i Kurtit – shok me serbin e dënuar për krime lufte, talleshin me shqiptarët duke i quajtur ‘lopë’

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka angazhuar Petar Miletiq si këshilltar. Ky i fundit, në disa komente të bëra në Facebook, që tani nuk ekzistojnë, duke u tallur me mikun e tij, Zoran Gjokiq, i dënuar për krime lufte, i cilësonte shqiptarët si kafshë (lopë).

Miletiq nga kjo javë do të punojë në Qeverinë e Kosovës. Ai është angazhuar si konsulent i jashtëm i kryeministrit Albin Kurti.

“Unë jam emëruar si një konsulent i jashtëm i Albin Kutit, – jo konsulent për politikë të jashtme – që financohet nga Qeveria gjermane, më saktësisht, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, për çështje të komunitetit”, tha ai për Danas.

Para se të rehatohej në pozitë në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Miletiq, tallej me qytetarët e Kosovës.

“Lopë” i konsideronin shqiptarët, ai dhe miku i tij Zoran Gjokiq, i dënuar më 12 vite për krime lufte (detaje rreth rastit gjeni më poshtë në tekst).

Gjokiq në llogarinë e tij në Facebook kishte postuar disa fotografi të cilat i janë përdorur si dëshmi kundër tij nga avokati i viktimave te luftës në Pejë, Kujtim Kerveshi, i cili kishte mbrojtur viktimat e krimeve të luftës në Pejë pa asnjë përfitim financiar.

“Screenshot” të komenteve që i posedon Nacionale, avokati Kerveshi i kishte përdorur kundër Zoran Gjokiqit në gjykatë.

Ne këto dëshmi, shihet se si këshilltari i sapo emëruar nga Kryeminstri Kurti, si mik i të dënuarit për krime lufte Zoran Gjokiq, e pyet këtë të fundit “ku janë lopët?”, në një foto të publikuar nga oborri i Gjimnazit të Pejës “Bedri Pejani”.

“Ja, janë të ulura në bar”, i përgjigjet Gjokiq.

Me këtë dëshmi, avokati Kerveshi e kishte ballafaquar Zoran Gjokiqin gjatë gjykimit të tij për krime lufte në Pejë.

Aty krahasimi i fëmijëve shqiptarë me lopë kishte nxjerr fytyrën e te akuzuarit Gjokiq.

Petar Miletiq ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe SLS në vitin 2012.

Rasti i Zoran Gjokiq, mikut të këshilltarit Petar Miletiq

Në shkurt të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor të akuzuarin për krime lufte në lagjen “Kristal” në Pejë, Zoran Gjokiq.

“Gjykata ka analizuar me vëmendje dëshminë e dëshmitarit Shaban Kaliqani, i cili ka dhënë disa deklarata të cilat në disa pjesë janë shumë të sakta ndërsa në disa pjesë lidhur me disa hollësi kanë paqartësi sidomos në raporte me dëshmitë e tjera lidhur me identifikimin e personit që ka ekzekutuar Skënder Zeqirin dhe Bashkim Berishen”, ka thënë gjykatësi Hoti para se i njëjti të shpallë aktgjykimin.

Sipas tij, gjykata ka vërtetuar faktet kontestuese siç përshkruhet edhe në aktakuzë, se me 28 dhe 29 mars 1999, në Pejë kishte ndodhur një aksion i forcave të armatosura serbe, kundrejt popullsisë civile shqiptare me qëllim të dëbimit të kësaj popullsie nga shtëpitë e tyre, ku kishte edhe të vrarë.

/GazetaSinjali/