Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përmes një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook ka thënë se atë që ka dështuar për shumë vite ta bëj Ivica Daçiq e ka bërë sot ministri Glauk Konjufca.
“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë”, është shprehur Behrami.
Sipas Behramit, ambasadorja Çitaku për shumë vite ka fituar çdo betejë kundër ministrit Daçiq i cili për shumë vite kishte kërkuar zëvendësimin e Çitakut.
Kujtojmë që sot ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca ka propozuar për heqjen e shtatë ambasadorëve, ku ndër ta është edhe ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku./ Gazeta Sinjali/