image Këshilltari i presidentit: Kurti nuk ka guxim t'i besojë Amerikës siç bënë liderët e tjerë

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i presidentit: Kurti nuk ka guxim t’i besojë Amerikës siç bënë liderët e tjerë

news image

Këshilltari i presidentit të Kosovës, Artan Behrami përmes një postimi në Facebook i ka rikujtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se marrëveshjet e suksesshme për Ballkanin janë nënshkruar përmes forcës dhe kërcënimeve.

Sipas Behramit, negociatat e Rambujesë kanë qenë torturuese dhe presion i madh psikologjik që ambasadori Richard Holbrooke dhe sekretarja Madeleine Albright kishin përdorur mbi shqiptarët dhe serbët.

“Shqiptarët dhe serbët nuk janë habsburgë dhe as skandinavë. Prandaj, gjasat që të ulën bashkë dhe t’i zgjidhin problemet shekullore, me shtypje të gjakut 90/60, pa ndërmjetësimin e askujt janë zero. Në fakt, se po duket që Kurti ka harruar, të gjitha marrëveshjet e suksesshme që janë nënshkruar për Ballkanin janë nënshkruar me adrenalinë, duke përdorur presionin, forcën dhe kërcënimet. Pjesëmarrësit në negociatat e Rambujesë për shembull flasin për “negociata torturuese dhe presion të madh psikologjik”, që ambasadori Richard Holbrooke dhe sekretarja Madeleine Albright kishin përdorur mbi shqiptarët dhe serbët”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Tutje, ai thotë se pikërisht nga ai presion dhe nga ato kërcënime, regjimi i Millosheviqit u largua nga Kosova.

“Pikërisht ai presion dhe ato kërcënime shporrën regjimin e Millosheviqit dhe Kosovës i sollën lirinë dhe çlirimin. Sipas teorisë së Kurtit, as marrëveshjet që i dhanë fund luftës në Kosovë, që u nënshkruan nën presion dhe me kërcënime, nuk paskan pasur vlerë”, ka shkruar ndër të tjera këshilltari Behrami./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158023905823149&set=a.10150539000998149&type=3&theater