image Këshilltari i presidentit: Kurti le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e UÇK-së

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i presidentit: Kurti le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e UÇK-së

news image

Adil Behramaj, këshilltar i presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht që kryeministri në detyrë, Albin Kurti e shkarkoi këshilltarin e tij, Shkëlzen Gashin nuk u distancua nga deklaratat e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Behramaj në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook ka thënë se Kurti thjesht e spostoi, Gashin, sa për të mos u shpërnqenderuar nga punët e “mira” të Qeverisë.

“Albin Kurti nuk u distancua nga deklaratat e këshilltarit të tij. Ai thjesht e spostoi, sa për të mos u shpërqendruar nga punët e “mira” të Qeverisë. Edhe kjo është punë e Qeverisë, sipas Kurtit, por jo nga ato të mirat. Duhet të marrë mësim prej Konjufcës sesi do të duhej të distancohej!”, ka shkruar ai.

Më tej, Behramaj ka shkruar se Kurti, tash le ta emërojë Gashin si emisar special për krimet e e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”.

“Tash le ta emërojë si emisar special për krimet e UÇK-së, sidomos në rastin “Panda”. Mund ta bëjë edhe koordinator për pranimin e donacioneve nga UNMIK-u në bazë të Rezolutës 1244, se në seancën e djeshme të Këshillit të Sigurimit u kuptua që edhe prej tyre, që dikur edhe veturat ua rrotullonte, kishte pranuar ndihma!”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158222878141670