image Këshilltari i Presidentit: Është koha që Kurti ta sjellë emrin e mandatarit dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Presidentit: Është koha që Kurti ta sjellë emrin e mandatarit dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar

news image

 Këshilltari I Presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka thënë se është koha që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Behramaj i ka reaguar Kurtit, i cili i ka shkruar një letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajcak, në të cilën ka thënë se ai do ta drejtojë ekipin negociator, ndërsa presidenti do të jetë anëtar i saj.

“Një ide për ekipin e dialogut të Albin Kurtit, i cili po pretendon ta mbajë të kapur Qeverinë. Le t’i merr me veti 82 deputetët që e kanë shkarkuar dhe le të shkojë në Bruksel për të dialoguar me Lajçakun. Imagjinatën le ta livadhisë sa të dojë, por është koha që ta sjellë emrin e mandatarit të ri dhe të mos sillet sikur nuk është i shkarkuar si kryeministër. Që dy dekada ka folur për kapje të institucioneve dhe tash as i shkarkuar nga 2/3 e deputetëve nuk po shkapet nga Zyra e Kryeministrit!”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/adil.behramaj/posts/10158160770356670