image Këshilltari i Pacollit: Nuk kemi biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri

Kosovë

Politikë/ Këshilltari i Pacollit: Nuk kemi biseduar me askënd për pjesëmarrje në qeveri

news image

Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka deklaruar se ARK-ja nuk ka biseduar me askënd për pjesëmarrje në Qeverinë Hoti.

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askënd për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, ka shkruar Zyberaj.

Kujtojmë që sot u publikua marrëveshje e koalicionit qeverisës e nënshkruar mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në këtë marrëveshje në mesin e palëve që janë pajtuar për të qeverisur së bashku me LDK-në në nivelin qendror, është përmendur edhe AKR-ja. /Gazeta Sinjali/