image Këshilltari i Pacollit: Kjo familje serbe dyshohet se urdhëroi vrasjen e Fehmi Aganit

Kosovë

Dokumente/ Këshilltari i Pacollit: Kjo familje serbe dyshohet se urdhëroi vrasjen e Fehmi Aganit

news image

Familja e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se ka planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e njërit nga themeluesit dhe nënkryetarit shumëvjçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Kjo vrasje e planifikuar ka qenë në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe. Kështu ka deklaruar Jetlir Zyberaj, këshilltar i liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyberaj në një postimi në Facebook ka thënë se ashtu si në rastin e ‘Pandës’ dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, shërbimi inteligjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdoreshin edhe nga UÇK-ja.

Këtij postimi deputeti i AKR-së ia ka bashkëngjitur edhe disa dokumente, të cilat sipas tij dëshmojnë se Fehmi Agani u vra nga familja serbe Gjelatovic në bashkëpunim me policinë dhe strukturat serbe./Gazeta Sinali/

https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215959514236525