image Këshilltari i Pacollit: Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës

Politikë

Këshilltari i Pacollit: Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosovës

news image

Këshilltari i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisës Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, për afërsisht 100 vrasje gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë veprim, Zyberaj ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.

“Gjykata Speciale shkeli Kushtetutën e Kosoves. Këtë e bëri duke shkelur Deklaratën Universale, Konventën Evropiane dhe Paktin Nderkombëtar, të gjitha këto pjesë integrale e kushtetutes, mbi të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat civile dhe politike. Në njërën anë, qytetarët e Kosovës nuk mund të shfrytëzojnë efektivisht mekanizmat juridik ndërkombëtar, ku Serbia na pengon. Në anën tjetër, po ky shtet agresor përfiton nga një qasje jo asimetrike ndërkombëtare, në lidhje me atë se kush ishte viktima e kush agresori”, ka shkruar këshilltari i Pacollit në Facebook./Gazeta Sinjali/