image Këshilltari i Osmanit tregon se cilat vendime u morën sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

Politikë

Këshilltari i Osmanit tregon se cilat vendime u morën sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit

news image

Artan Murati, këshilltari i kreparlamentares Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, iu dha fund shpenzimeve të kota të telefonisë dhe përfaqësimit.

Murati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se në këtë mbledhje u miratuan ndryshime përmes së cilave zvogëlohen vlerat e mbushjeve e shpenzimeve tjera dhe ruhet paraja publike, transmeton Gazeta Sinjali.

“U miratuan ndryshimet përmes së cilave zvogëlohen vlerat e mbushjeve e shpenzimeve tjera dhe ruhet paraja publike, duke reduktuar kështu luksin dhe shpenzimet e panevojshme. Poashtu, Kryesia e Kuvendit ka filluar ta trajtoj shumë seriozisht secilin cent të shpenzuar edhe në bileta udhëtimi dhe derivate, duke synuar minimizimin e shpenzimeve”, ka shkruar ai.

Më tej, Murati ka thënë se Kryesia poashtu ka miratuar Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit, e cila garanton rritje të mëtutjeshme të transparencës dhe llogaridhënies karshi mediave dhe qytetarëve./Gazeta Sinjali/

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, me iniciativën e Kryetares së Kuvendit, iu dha fund shpenzimeve të kota të…

Posted by Artan Murati on Thursday, May 28, 2020