image Këshilltari i Kurtit: UÇK-ja ka pasë arkiv, duhet ta nxjerrim të vërtetën e luftës

Politikë

Këshilltari i Kurtit: UÇK-ja ka pasë arkiv, duhet ta nxjerrim të vërtetën e luftës

news image

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti për çështjen e kategorive të dala nga lufta, Aziz Bici, ka deklaruar se UÇK-ja ka pasur arkiv dhe se i njëjti ende ekziston.

Ai ka deklaruar se secili komandant i zonave operative ka mbajtur arkiv.

Bici beson se listat aktuale të veteranëve janë të fryra, derisa thotë se për këtë gjë di edhe raste konkrete.

Më së shumti që nuk mund të pajtohem me lista të fryra është se ata nuk kanë prekur as punë me dorë dhe le më armë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ai ka folur edhe për propozimin e kryeministrit Kurti për një ligj të ri për verifikimin e veteranëve të luftës i cili, sipas tij, ka për synim ta gjejë të vërtetën për luftën.

Nuk do t’i rrisim kriteret, por do ta gjejmë të vërtetën. Ne jemi gjallë, e dimë se si dhe çfarë ka ndodhur, do ta nxjerrim të vërtetën e luftës”.

Bici pohon se njeh raste konkrete kur disa persona nuk kanë pranuar t’i kryejnë disa punë të kërkuara nga UÇK-ja, siç janë hapja e bunkerëve, vëzhgimi apo kujdestaria dhe tash ata, siç thotë ai, janë futur në listat e veteranëve.

/GazetaSinjali/