image Këshilltari i Kurtit për Lajçakun: Kot e mban flamurin e Evropës, është një pro-rus i betuar

Politikë

Këshilltari i Kurtit për Lajçakun: Kot e mban flamurin e Evropës, është një pro-rus i betuar

news image

Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka thënë se përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është një “pro-rus i betuar”.

Hoxha tha se Lajçak mban në zyrën e tij hartën ku Kosova shihet të jetë pjesë e Serbisë.

“Ky person, sllovak, që në zyrën e tij mban këtë hartë nuk ka asnjë mundësi të bëjë ndërmjetës mes Serbisë së Madhe dhe diçkaje që nuk ekziston”, shkroi ai.

“Ka ardhur koha që shtetet e BE-së t’i vënë gishtin kokës. Ky e mban flamurin e Evropës kot, sepse është pro-rus i betuar” – ka shkruar Hoxha.

https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/pfbid025rPKym15UfpmpSiDAVwwi7fvDb2dhmm9Bam2NExWfy3un8Gy8s6z1FNfM7ncwf5yl?cft[0]=AZWfrant3jaZtUHHEmVxrIiWJtraS6M-QnepZwHdhYi3o9VonngoIXX5djw9s4Dd4kXQWqXZYL1p38YPJVc1MIZCHhMKAKax30_9W144kYcHqOiImip1LLZvz1cEPspw5x4&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/