image Këshilltari i Kurtit: Organet e sigurisë t'ia shpjegojnë presidentit se çka do të thotë gjendje e jashtëzakonshme

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Kurtit: Organet e sigurisë t’ia shpjegojnë presidentit se çka do të thotë gjendje e jashtëzakonshme

news image

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha, duke folur për mungesa të rezervave shtetërore, ka thënë se ndodhemi përballë një krize pasi “ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat” po kërkojnë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se organet e sigurisë do të duhej të ia shpjegonin qartë presidentit se çka nënkupton gjendje e jashtëzakonshme sepse nuk po flet me maturi kur po kërkon një gjë të tillë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Megjithatë, më të qartët në këtë pikë duhet të jenë organet e sigurisë, të cilët duhet të dinë mirë konceptet dhe t’i shpjegojnë presidentit dhe ne të tjerëve se nuk po flet aspak në mënyrë të pjekur. Këtu nuk bëhet fjalë për dëshira të zbehta të presidentit, por për siguri të shëndetit publik”, ka shkruar ai.

Tutje, Hoxha ka folur edhe për mundësinë e gjendjes së jashtëzakonshme dhe për mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

“Unë e kuptoj se këtu flitet për mocion e për gjendje të jashtëzakonshme kur jemi përballë një gjendjeje që mund të kthehet në krizë. Kjo vjen prej padijes dhe lehtësisëme të cilën merren gjërat nga po ata që nuk kishin menduar as për rezerva e as për ndarje buxhetore për krizat. Këta nga mospërgatitja për kriza të hedhin me lehtësinë më të madhe të gjendja e jashtëzakonshme”, ka përfunduar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/ElvisHoxha2015/posts/1087450178280369