image Kryeministri Kurti nuk do ta takojë presidentin Biden në SHBA

Politikë

Kryeministri Kurti nuk do ta takojë presidentin Biden në SHBA

news image

Pas reagimeve të shumta në vend ndaj vizitës së kryeministrit Albin Kurti në SHBA, këshilltari i tij politik Jeton Zulfaj ka treguar për takimet që kreu i Qeverisë do të bëjë atje.

Zulfaj theksoi se Kurti nuk do ta takojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden, përveç se nëse ky i fundit e sheh të rëndësishme.

“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë”, tha ai në Tëvë1.

Ai shtoi se SHBA-ja është e kënaqur me progresin ekonomik të Kosovës, pasi siç thotë ai, vendi është bërë “shpresëdhënës për krejt Ballkanin Perëndimor”.

E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik… dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.

/GazetaSinjali/