image Këshilltari i Kurtit: Kosova duhet ta mbajë Albinin në këtë krizë, pastaj n’daçin mocion, n’daçin puç!

Kosovë

Shkrim/ Këshilltari i Kurtit: Kosova duhet ta mbajë Albinin në këtë krizë, pastaj n’daçin mocion, n’daçin puç!

news image

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Arbër Zaimi, ka shkruar për situatën politike që po ndodhë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zaimi ka thënë se Kosova duhet ta mbajë Albinin derisa të kalojë kriza shëndetësore.

“Kosova duhet ta mbajë Albinin, deri sa të mbarojë kriza shëndetësore. Pastaj le të bëjnë ç’të duan, n’daçin mocion, n’daçin zgjedhje, n’daçin puç! “, ka shkruar Zaimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar mocion mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, për shkak të heqjes së tarifës dhe shkarkimi të minstrit të Brendshëm të Kosovës, Agim Veliu.

Ky është postimi i plotë i këshilltarit të kryeministrit të Kosovës, Arbër Zaimit:

Seriozisht e kanë këta që duan të marrin pushtetin në kohë të rrezikut nga virusi???

Në raste kaq të vështira si ky që po kalon globi, janë me fat popujt që udhëhiqen nga politikanë me legjitimitet e besueshmëri të gjerë.

Sepse popujt që udhëhiqen nga politikanë pa besueshmëri e kanë më të vështirë t’i zbatojnē urdhrat e masat e vendosura prej tyre.

Prandaj, nga pikëvështrimi tërësisht funksional, që gjërat të mos komplikohen, Kosova duhet ta mbajë Albinin, deri sa të mbarojë kriza shëndetësore. Pastaj le të bëjnë ç’të duan, n’daçin mocion, n’daçin zgjedhje, n’daçin puç! /Gazeta Sinjali/