image Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet “Open Balkan”

Politikë

Këshilltari i Kurtit i reagon Ramës: Gjermania nuk e mbështet “Open Balkan”

news image

Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovë, Albin Kurtit, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, duke thënë se Gjermania nuk e mbështet nismën e shteteve të Ballkanit Perëndimor “Open Balkan”.

“Gjermania nuk mbështet ‘Mini-Shengenin’ tash të ndryshuar në ‘Open Balkan’. Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar në Twitter.

Zulfaj e vlerëson këtë iniciativë si ‘duplifikim’ i panevojshëm dhe ka ftuar Ramën që të punojnë së bashku drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Sinjali.

“Minishengen” (Open Balkan…) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, ka shkruar Zulfaj”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/