Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, Shpëtim Hajdaraj, e ka propozuar për kryetar të partisë deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimin, shkruan Gazeta Sinjali.
Hajdaraj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Bislimi është një person me potencial të madh dhe sipas tij, ai duhet të jetë një nga kandidatët për kryetar të LDK-së.
“Qe ku e kemi një potencial të madh ,dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e NIVELIT ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së , personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj ,fitofshin idetë ma të mira të prezantuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike”, shkroi ai në llogarinë e tij Facebook.