Këshilltari i liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, ka reaguar ndaj zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, duke thënë se agresioni verbal i nisur nga lart nxiti mijëra kërcënues që të bëjnë thirrje për vrasje të zotit Pacolli.
“Pikërisht ai agresion verbal i nisur nga lart nxiti si rregullisht ushtrinë e mijëra kërcënuesve me apo pa emër në rrjetet sociale apo dhe në forma të tjera, që të bëjnë thirrje të hapura për vrasje, linqim, të zotit Behgjet Pacolli, fëmijëve të tij, etj”, ka shkruar Zyberaj.
Ai gjithashtu, mënyrën e përdorur nga qeveria në detyrë ndaj aterimit të Pacollit, e ka quajtur si klimë fashiste dhe kjo klimë sipas tij sigurisht që ka frikësuar Behgjet Pacollin./ Gazeta Sinjali/