image Këshilltari i Avdullah Hotit kërkon nga Qeveria Kurti të ndërmerren masa për koronavirusin

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Avdullah Hotit kërkon nga Qeveria Kurti të ndërmerren masa për koronavirusin

news image

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Avdullah Hotit, Visar Berisha, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria që të përgatiten për ballafaqimin me koronavirusin.

Sipas Berishës, Qeveria duhet të hartojë një strategji veprimi dhe të merren masa parandalimi me infeksionin e mundshëm.

“Sherbimi shendetesor publik jo ne nivelet te kenaqshme nuk ka kapacitete te mjaftueshme per t’u perballe nese nje virus i tille na vije brenda. Qeveria e Kosoves dhe mekanizmat tjere publikë duhet sa me shpejt te pershtasin nje strategji veprimi me masa edukuese, parandalues dhe perballje me infeksionin e mundshme”, ka shkruar ai.

Sipas tij, shkollat, spitalet, administrata publike dhe ambientet e përbashkëta rekreative janë vendet e preferuar te zhvillimit dhe shumimit e shpërndarjes se viruseve te tilla.

Brenda 48 orëve të fundit, Italia u ngrit në krye të renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/visar.k.berisha/posts/10157354733208740