image Këshilltari i Albin Kurtit tallet dhe ofendon rëndë Richard Grenellin

Kosovë

Reagim/ Këshilltari i Albin Kurtit tallet dhe ofendon rëndë Richard Grenellin

news image

Këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka ofenduar rëndë emisarin special të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell.

Gashi, në postimin e tij në Facebook, pasi ka shpërndarë postimin e Richard Grenellit, e ka quajtur atë vashë, duke i dhënë kështu publikisht konotacion homofobik.

Vet emisari Grenell e ka pranuar publikisht se është homoseksual dhe që është krenar për këtë.

Ndërkaq, sikur të mos mjaftonte kundërshtimi ndaj tij, ai e ka ofenduar pikërisht mbi këtë gjë, çka është e dënueshme edhe me ligj.

“hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Shkëlzen Gashi për postimin e Grenell.

Këtë mbishkrim nuk e kanë lërë për të kohë të gjatë dhe e ka fshirë – duke e zëvendësuar me tjetër mbishkrim “NE DO TË REZISTOJMË!”e ka quajtur shkrimin e tij.

Ky është ofendimi më i madh që i është Richard Grenellit mbi përkatësinë e tij seksuale nga një zyrtar publik në Kosovë deri më sot. Ndërkohë, më poshtë është postimi tjetër i tij:

NE DO TË REZISTOJMË Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnisti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnisti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10159577041453294&set=a.420622258293&type=3